VIDEO/ Jo vetëm Anis Mehmeti, edhe Jasir Asani e nis 2026 me një gol te Esteghali në Iran

Anis Mehmeti është lojtari i parë i Shqipërisë që ka shënuar gol në vitin 2026 sa i përket kampionateve europiane. Megjithatë nëse kalojmë kufirin, futbollisti i parë që e nis mbarë këtë vit ishte Jasir Asani.

Futbollisti i Kombëtares ka shënuar në fitoren e Esteghal në shifrat 1-2 ndaj Sephan. Një gol i shënuar nga penalltia, por sulmuesi shqiptar nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar. /Sport Ekspres/