Anis Mehmeti vazhdon me formën e magjishme te Bristol City. Futbollisti shqiptar po shkëlqen në krahun e majtë të sulmit në Championship duke qenë një prej yjeve kryesor në ekipin e tij.
Në ditën e djeshme Bristol City përmbysi Southampton dhe fitoi në shifrat 3-1. Goli i barazimit erdhi nga Mehmeti në pjesën e parë, por në t? 54, shqiptari ishte pranë një goli spektakolar. Pasi hyri bukur mes dy tre lojtarëve, goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/