VIDEO/ Juventusi bind në javën e parë, Tiago Mota debuton me fitore te bardhezinjtë

Juventusi e ka nisur me një fitore bindëse sezonin e ri. Bardhezinjtë kanë shfaqur një fytyrë tjetër nga ajo çfarë kanë treguar në miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore, ku nuk arritën të merrnin asnjë fitore. ”Zonja e vjetër” ka mposhtur Komon me rezultatin e pastër 3-0.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 23-të nga Mbangula, ndërsa në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë ishte Ueah ai që dyfishoi rezultatin. Topi i gjuajtur prej tij tronditi fillimisht traun e portës e më pas kapërceu vijën fatale. Ora në dorën e arbitrit nuk gabon dhe menjëherë u sinjalizua për gol.

Ndërkohë, kur po pritej fundi i ndeshjes, Kambiaso ndëshkoi sërish kundërshtarin dhe fiksoi shfirat përfundimtare në 3-0. Tiago Mota debuton kështu me fitore në krye të stolit e Juventusit, ku ka për detyrë ndërtimin e një skuadre që do të garojë për trofe në Itali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/