VIDEO/ Juventusi i Tiago Motës bind sërish, tjetër fitore me tre gola për “zonjën e vjetër”

Juventusi ka hequr të gjitha dyshime e ngritura në fazën përgatitore, të cilën ekipi e mbylli pa asnjë fitore. Skuadra e Tiago Motës po bind në këto dy javë të parë të Serisë A. Pas fitores 3-0 kundër Komos, një tjetër triumf me 3 gola është realizuar nga bardhezinjtë.

“Zonja e vjetër” ka mposhtur sot Veronën me shifrat 3-0. Dushan Vlahoviçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 28 të takimit, ndërsa 11 minuta më vonë ishte Savona ai që dyfishoi shifrat. Ndërkohë rezultatin përfundimtar në 0-3 do ta dërgonte po Vlahoviçi në minutën e 53-të, vetëm se këtë herë goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë. Juventusi numëron kështu 6 pikë të plota në këto dy javë të parë të Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/