VIDEO/ Juventusi luajti me 10 lojtarë për më shumë se 75 minuta, bardhezinjtë nuk mposhten as në disavantazh numerik

Empoli i ka dhënë fund serisë së fitoreve të Juventusit. Bardhezinjtë janë ndalur në baraspeshë 1-1 në “Alianc Stadium”. Ndeshja mori një rrjedhë tjetër për “zonjën e vjetër” në minutën e 18. Arbitri nuk e toleroi ndërhyrjen e Milikut, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak.

Pavarësisht se në disavantazh numerik, bardhezinjtë gjetën të parët rrugën e rrjetës. Dushan Vlahoviçi tundi rrjetën në minutën e 50, ndërsa në të 70-n Baldanci befasoi “zonjën e vjetër” me një gol të mrekullueshëm nga distanca. Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, duke bërë që skuadrat të largohen me nga një pikë nga stadium./Halit Delibashi-Sport Ekspres/