VIDEO/ Juventusi trondit surprizën e Serisë A, i shënon 3 gola brenda 8 minutave për të shpëtuar nga humbja

Bolonja-Juventus ka përfunduar me rezultatin e barabartë 3-3. Vendasit gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës, teksa kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me anë të Kalafiorit. Në minutën e 11 Santi Kastro dyfishoi rezultatin për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-0. E dyta nis po me diktatin e Bolonjës. Kalafiori ndëshkoi sërish Juventusin dhe në minutën e 53-të trefishoi shifrat.

Por kur dukej se Montero do të debutonte me një humbje të thellë, erdhi reagimi. Bardhezinjtë tronditën suprizën e këtij sezoni të Serisë A, teksa në vetëm 8 minuta arritën të shënonin 3 gola. Kieza ngushtoi diferencën në minutën e 76, ndërsa në të 83-tën ishte Miliku ai që shënoi golin e dytë. Vetëm një minutë më pas ishte Jilldizi ai që i dërgoi shifrat në 3-3, i cili është edhe rezultati përfundimtar i kësaj përballjeje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/