Juventusi vuan në shtëpi, por në fund siguron tre pikët. Bardhezinjtë kanë mposhtur minimalisht 1-0 Fiorentinën në stadiumin “Alianc”. Ndeshja u vendos në minutën e 21-të, kur Gati, i gjendur pak hapa larg vijës fatale, e shtyu topi në rrjetë. Të njëjtën gjë bëri edhe Dushan Vlahoviçi në minutën e 32-të, por goli i tij u konsiderua i pavlefshëm pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Juventusi hasi vështirësi në ndërtimin e lojës përballë Fiorentinës, teksa topi qendroi në këmbët e lojtavëve të “zonjës së vjetër” në vetëm 25% të mbajtjes së topi. Megjithëse Fiorentina dominoi kontrolin e topit, Juventusi ia doli të largohej fitimtar nga fusha e lojës. Tashmë bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 62 pikëve, duke fituar pak qetësi në vendin e tretë të renditjes. Ekipi më i afër që i rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve gjendet 7 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gatti with the finish?? pic.twitter.com/WuhLjhlLqC
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) April 7, 2024