VIDEO/ Ka lindur një Usain Bolt i ri? Është vetëm 16 vjeç, shikoni diferencën e frikshme me garuesit e tjerë

Atleti australian, Gout Gout, ka potencialin që të bëhet më i miri në botë. Ai ka arritur që të fitojë kampionatin kombëtar “Queensland” në garën e 100 metrave. E mbylli në vendin e parë me 10.29 sekonda, ndërsa po quhet nga gjitha mediat botërore si Usain Bolt i ri.

Përtej sekondave, ajo që bie në sy nga ky atlet është shkëputja e frikshme dhe diferenca e madhe që ka me garuesit e tjerë. Një gjë të tillë e kam parë më herët vetëm nga Usain Bolt, ndërkohë që uk duhet harruar që Gout Gout ka lindur në 20 dhjetor të vitit 2007. /Sport Ekspres/