VIDEO/ Katastrofë! Shezni hedh përtokë shokun e skuadrës dhe shkakton penallti, Barça pëson 3 gola në pjesën e parë

Shezni ka zhvilluar një paraqitje katasfrofale në pjesën e parë të takimit kundër Benfikës. Portieri polak ka qenë protagonist në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve, duke mbajtur peshën e fajit në 2 nga 3 golat e pësuar nga Barcelona.

Në përpjekje për të larguar topin, Shezni gaboi në daljen e tij nga zona në minutën e 22-të. Gardiani i Barcelonës hodhi përtokë shokun e tij të skuadrës dhe e la portën të boshatisur. Pavlidhisi e shfrytëzoi më së miri këtë situatë për t’i dërguar shifrat në 2-1 në favor të Benfikës.

Si për të mos mjaftuar kjo situatë, Shezni shkaktoi një 11 metërsh në minutën e 30 të ndeshjes. Përballë tij ishte sërish Pavlidhisi, i cili për të 3-tën herë e ndali topin në rrjetë. Benfika udhëheq me shifrat 3-1 pas përfundimit të fraksionit të parë të lojës, ndërsa në dispozicion mbeten edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/