VIDEO/ Keidi Bare shkakton penallti, Real Zaragoza humb mundësinë për të shkuar në vendin e dytë

Real Zaragoza ka humbur në shtëpi me shifrat 1-2 kundër Almerias. Miqtë kaluan shumë shpejt në epërsi, teksa Luis Suarezi e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 8. Ndërhyrja e Keidi Bares shkaktoi një 11 metërsh për Almerian, i cili u shndërrua në gol nga Suarezi.

Kundërpërgjigja e Zaragozës erdhi shumë shpejt. Vetëm 5 minuta më vonë Azoni ktheu sërish baraspeshën. Megjithatë tre pikët në fund do të shkonin për Almerian. Luis Suarezi tundi rrjetën për herë të dytë në minutën e 67. Real Zaragoza humbi kështu me shifrat 1-2 dhe bashkë me ndeshjen humbi edhe mundësinë për t’u renditur e dyta në La Liga 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/