Trabzonspori ka mposhtur Rizesporin me rezultatin minimal 1-0 në javën e 26 të kampionatit turk. Meritën kryesore në marrjen e tre pikëve e ka veçanërisht Ernest Muçi. Ishte sulmuesi shqiptar ai që me klasin e tij solli më pas edhe golin e vetëm të takimit.
Muçi hyri në zonë dhe po drejtohej drejt vijës fundore. Në momentin kur pritej krosimi, 24-vjeçari bëri atë që më pak pritej. Me një prekje klasi e mbajti sërish topin në këmbët e tij, si dhe shmangu tërësisht mbrojtësin kundërshtar. Muçi harkoi më pas topin te Zubkovi. Ky i fundit e pasoi më në qendër për Onuaçun, i cili arriti të shënonte golin e fitores. Veprimi i Ernest Muçit ka magjepsur edhe vetë klubin turk. Trabzonspori ka shpërndarë në llogarinë zyrtare në “Twitter” këtë çast, të shoqëruar me mbishkrimin “art”./Sport Ekspres/