VIDEO/ Klasi në këmbët e tij rrëmben edhe përfafimet e shokëve të ekipit, lojtarët e Realit festuan me Krosin pas golit të Viniciusit

Liga e Kampionëve ka arritur në atë fazë ku klasi i lojtarëve elitarë është ai që bën diferencën. Toni Krosi vërtetoi se sa i rëndësishëm është ai për Realin e Madridit me asistin e dhënë mbrëmjen e djeshme për Viniciusin në rastin e golit të parë.

Mesfushori gjerman i bëri me shenjë shokut të tij të skuadrës se ku do ta dërgonte topin dhe me një pasim mjeshtëror e nxorri brazilianin vetëm për vetëm me portierit. Një pasim plot klas që rrëmbeu edhe përqafimet e shokëve të ekipit. Futbollistët e Realit rendën menjëherë pas Toni Krosit për të festuar golin e shënuar, pavarësisht se goli u shënua nga Viniciusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/