VIDEO/ Komentatorët qeshin në mosbesim, Jasir Asanit i ka bekuar Zoti të majtën

Jasir Asani mund të quhet lojtari me të majtën e bekuar nga Zoti. Edhe kur ishte me 6 muaj mungese nga fusha e futbollit, pa luajtur, bëri diferencën në ndeshjen Shqipëri-Kroaci.

Por në këtë sezon Jasiri po kthehet në formën ideale. Kjo është parë në ekipin e tij, Gwangju, teksa Asani ka dalë edhe te goli. Ndërkohë në ndeshjen e fundit shihet një rast i pamundur për të rrezikuar portën, por Asani shpik diçka nga distanca dhe trondit traversën. Komentatorët kanë qeshur në mosbesim teksa nuk e prisnin një rast të pastër të krijuar nga ai pozicion i pamundur. /Sport Ekspres/