VIDEO/ Kosova! Milani shkruan mesazhin në shqip para syve të Crevena Zvezdës, “çmenden” serbët: Na i pritën keq kampionët tanë!

Milani do të luajë në mbrëmjen e sotme kundër Crevena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Champions League. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të siguruar kalimin më tej, ndërsa ekipi serb vjen pas një fitore të thellë 5-1 kundër Shtutgartit. Përpara këtij takimi ka pasur një surprizë që ishte shumë e pakëndshme për serbët dhe që ka shkaktuar shumë polemika. Në mbrëmjen e djeshme, ekipi serb i Crevena Zvezdës ka bërë stërvitjen e fundit në stadiumin e Milanit për të parë situatën e lojtarëve, gjendjen e tyre fizike dhe për të vendosur më pas sa i përket formacionit titullar. Por qetësia nuk ishte shumë prezente në këtë stërvitje për shkak të një banderole. Në pjesën ballore të stadiumit gjendej një banderolë e madhe me simbolet e Milanit në dukje, por që ishte e shkruar në gjuhën shqipe.

Madje jo vetëm aq, por në të shkruhej Kosova. Një mesazh ky që vinte përpara syve të lojtarëve të ekipit serb, të cilët nuk janë ndierë aspak mirë në stadiumin e Milanit. E gjitha kjo ngjarje ka marrë pasqyrim të gjërë në mediat serbe duke e quajtur si një provokim të madh që i bëhet në Itali. Sigurisht mesazhi është dërguar nga disa shqiptarë të cilët kanë arritur të përmbushin misionin e tyre për ta bërë mbrëmjen sa më të pakëndshme Crevena Zvezdës dhe në fund ia arritën qëllimit me sukses. Kështu skuadra serbe do të ketë më shumë motivim për të bërë befasinë ndaj gjigandëve italianë, por me siguri që të tjera mesazhe dhe surpriza të pakëndshme do të ketë për serbët përgjatë ndeshjes. /Sport Ekspres/