VIDEO/ Kroacia nuk e diskuton fitoren, mund bindshëm Maqedoninë e Veriut në prag të Europianit

Kroacia ka marrë fitoren e parë në miqësoret përgatitore për Euro 2024-n. Kombëtarja ballkanase nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilin e mposhtën bindshëm me shifrat 3-0. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt. Majeri shkundi rrjetën në minutën e 10 të takimit me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte përsëri Majeri ai që e dërgoi topin pas shpinës së kundërshtarit. Historinë e këtij takimit e vulosi përfundimisht Pashaliçi, i cili në minutën e 79 i fiksoi shifrat në 3-0. Miqësorja e radhës për kroatët do të jetë më 8 qershor kundër Portugalisë, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Shqipërinë në Kampionatin Europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/