Indrit Tuci ka tundur rrjetën në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar pa nisur ende mirë loja kundër Nigde Beledije Sporit. Kronometri po maste minutën 3-të kur Tuci e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare.
Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë përballje. Kajserispori fitoi kështu me shifrat minimale 1-0, duke siguruar kalimin në fazën tjetër. /Sport Ekspres/