Spanja është përballur mbrëmjen e djeshme me Egjiptin. Të dyja Kombëtaret kanë sfiduar njëra-tjetrën në një takim miqësor. Por më tepër se sa loja e zhvilluar në fushë, vëmendje mori ajo që ndodhi në tribuna.
Tifozët e Spanjës i kanë kapërcyer kufijtë sportive. Të gjithë në kor dhe të sinkronizuar me njëri-tjetrin ata janë dëgjuar të thërrisnin: “Kush nuk kërcen është musliman”. Të tilla thirrje kanë marrë jehonë në mediat botërore, teksa është cilësuar si të turpshme dhe të papranueshme./Sport Ekspres/