Sot ishte ndeshja e fundit e Alex Sandros me fanellën e Juventusit. Mbrojtësi brazilian largohet nga skuadra torineze pas 9 vitesh. Lojtari 33-vjeçar nuk i përmbajti dot emocionet në përballjen e sotme kundër Moncës. Ai u largua nga fusha me lot në sy në minutën e 73-të të takimit.
Shokët e skuadrës shkuan ta përqafonin, ndërsa tifozët pranishëm në stadium u ngritën në këmbë për të nderuar brazilianin. Ky i fundit, teksa po shkonte në drejtim të stolit, takoi të gjithë tifozët që gjendeshin në rreshtin e parë të tribunës. Alex Sandro largohet nga Juventusi si lojtar i lirë, por me 12 trofe në kabinetin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Puisque la vie nous apprend le pardon, on oublie les errances du passé et on te souhaite que le meilleur, Alex Sandro. ?????pic.twitter.com/ombmTISnZc
— ???? (@BVL_21) May 25, 2024
Alex Sandro bids farewell to Juventus fans! ??pic.twitter.com/awMdgtLoQ8
— Max Statman (@emaxstatman) May 25, 2024
Alex Sandro saluta i tifosi bianconeri allo Stadium ??#JuveMonza pic.twitter.com/5tDX3R9WEe
— Andrea Bargione (@AndreaBargione) May 25, 2024