VIDEO/ Levandovski rilind me Hansi Flikun, Barcelona merr fitoren e dytë radhazi

Hansi Flik e ka nisur në mënyrë pozitive përvojën e tij në krye të katalanasve, duke dhënë sinjale për një Barcelonë që do të garojë për trofe këtë sezon. Barcelona ka marrë sot fitoren e dytë radhazi në La Liga, teksa ka mposhtur Atletik Bilbaon me rezultatin 2-1. Lamin Jamali zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t të takimit, por Sancet ktheu sërish baraspeshën tre minuta përpara përfundimit të pjesës së parë.

Ndërkohë goli i fitores për katalanasit u shënua në minutën e 75 dhe mban autorësinë e Robert Levandovskit. Polaku duket se po rilind nën drejtimin e Hansi Flikut, duke qenë se numëron tre gola në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/