Napoli arriti të fitonte titullin kampion në Serinë A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte bëri detyrën duke mundur 2-0 Cagliarin dhe duke zhvlerësuar në këtë mënyrë fitoren e Interit kundër Como-s.
Megjithatë Interi e kishte në dorë titullin dhe e shpërdoroi në ndeshjen kundër Lacios, të barazuar 2-2. Atje ishte Pedro që arriti të shënonte dy gola. Ndërkohë në festën e titullit kampion, lojtarët e Napolit kanë filluar të këndojnë një këngë mjaft të vecantë: “Pedro” nga Raffaella Cara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Napoli players signing “pedro” in the locker room ?
The 37-year-old scored both goals against Inter last week, securing Napoli’s top spot.
— Italian Football TV (@IFTVofficial) May 24, 2025