“Mosha është thjesht një numër”. Kështu shkruajti pak ditë më parë Luka Modriçi në ditëlindjen e tij të 40. Një frazë të cilës i dha kuptim edhe sot në fushën e lojës. Ligji i natyrës duket sikur nuk funksionon për kroatin, që në këtë mbrëmje i dha fitoren e dytë në Serinë A Milanit.
Kuqezinjtë mposhtën Bolonjën mininalisht 1-0. Goli i fitores u shënua në minutën e 60 dhe ka autorësinë e Luka Modriçit. Ky ishte goli i parë për të në Serinë A dhe këtë e arriti në moshën 40-vjeçare. Pas përfundimit të lojës, mesfushori kroat u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. “Data e skadencës” për Modriçin duket ende shumë larg. /Sport Ekspres/