VIDEO/ Lumë ngjyrash verdhezi, tifozët e Dortmundit pushtojnë Londrën për finalen kundër Realit

Borusia e Dortmundit luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj. Klubi gjerman ka mbërritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe pengesa e fundit drejt trofeut është Reali i Madridit. Dortmundi ka sot një ar.më shtesë përballë mbretërve të Europës, tifozerinë e saj.

Plot 400 mijë persona aplikuan për një biletë në këtë finale, ndërsa një numër tejet i madh i tyre ka mbërrritur në Londër. Pavarësisht se një pjesë e tyrë nuk do të mund të jenë në stadium, kanë udhëtuar drejt kryeqytetit anglez për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Një lumë ngjyrash verdhezi ka pushtuar sot rrugët e Londrës, duke ndezur dukshëm atmosferën në prag të kësaj sfideje kaq delikate./Halit Delibashi-Sport Ekspres/