Mario Mitaj është kthyer në rolin “e një sulmuesi” te Lokomotiva e Moskës. Të paktën në ndeshjet miqësore, ku në disa raste ka arritur edhe që të shënojë pasi është kthyer edhe si mesfushor.
Megjithatë në ndeshjen e parë zyrtare të 2024, pas rikthimit të kampionatit në Rusi, Mitaj është kthyer në rolin e zakonshëm, të mbrojtësit të majtë. Në ndeshjen e humbur kundër Dinamos së Moskës me shifrat 2-1, Mitaj iu afrua golit në minutën e 25 duke tronditur shtyllën. Pavarësisht se ishte me të djathtën, Mitaj goditi fort në portën kundërshtare, por fati i hoqi mundësinë e shijimit të golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/