Conceicao është një trajner i çuditshëm! Debuton gjithmonë me një ndeshje të fituar ndaj një rivali të madh, më pas e humb rrugën gjatë kampionatit ose përmbys ndeshje të çmendura.
Te Al Ittihad, është një përzërie e gjithë kësaj në vetëm dy ndeshje. Pasi fitoi me Al Nasr të Cristiano Ronaldos në Kupë, Al Ittihad do të luante në kampionat ndaj Al Khaleej. Vendasit befasuan tërësisht kundërshtarin teksa po fitonin 4-0 dhe po luanin me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Fabinhos në të 32. Diabi shënoi në të 51 dhe më pas nga minuta e 86 erdhi përmbysja e madhe.
Diaby shënoi edhe golin e dytë, në të 86, ndërsa Mario Mitaj shënoi golin nga brenda zone me një lëvizje të zgjuar në të 96. Vetëm dy minuta më vonë, Al Ghamdi barazoi rezultatin në 4-4. /Sport Ekspres/