Mario Mitaj ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al Itihadit. Megjithëse luan në pozicionin e një mbrojtësi, futbollisti 20-vjeçar nuk ka pritur shumë për të festuar golin e tij të parë në Arabinë Saudite. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka hyrë në fushën e lojës nga stoli dhe ia ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Mitaj ngulmoi për të zotëruar topin pranë zonës kundërshtare në minutën e 81-të të takimit dhe këmbëngulja e tij u shpërblye. Futbollisti shqiptar bëri për një moment rolin e Benzemasë, teksa ia doli të shënonte gol dhe t’i dërgonte shifrat në 3-1. Al Itihadi është ende duke luajtur ndeshjen e Al Kadisias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/