Një mbrëmje për t’u harruar kjo e sotmja për Tomas Strakoshën. AEK-u i Athinës është duke u përballur me Noah në Champions League, ndeshje të cilën po e humb me rezultatin 2-1. Goli i parë për Noah u shënua nga Pinsoni. Lojtari i skuadrës armene mori një pasim nga Tomas Strakosha dhe e shfrytëzoi më së miri këtë gabim të portierit shqiptar.
Ndërkohë goli i përmbysjes mban autorësinë e portierit të klubit armen. Cancarevic-i kapi në befasi Strakoshën në minutën e 67 të takimit. Gardiani i Noah goditi topin nga porta e tij, për të ndalur më pas në rrjetën kundërshtare. Një gol që do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/