Egnatia është kampionia e edicionit 2023/24 të “Abissnet Superiore”-s. Rrogozhinasit ruajtën kreun që nga java e katërt e kampionatit e deri mbrëmjen e sotme, kur mposhti Partizanin në finalen e “final four”-it.
Egnatia siguroi për të parën herë në histori titullin kampion në Superiore dhe festa ishte e gjitha për ta. Malota ka ngritur trofeun në “Air Albania”, ndërsa pas tij nuk mungonte as fanella e Duamenas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/