Atalanta po luan në shtëpi kundër Romës, me ndeshjen që po vazhdon në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Scalvini, ndërsa është anuluar edhe një gol i dytë për vendasit i shënuar nga Scamassa për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. Protesta të mëdha nga Atalanta, por arbitri vendosi për anulimin e golit. Por përpara se Atalanta të kalonte në avantazh, ishte Roma shumë pranë golit të parë të ndeshjes dhe ndërhyrja e Gjimshitit ishte vendimtare duke larguar topin nga rrjeta pasi portieri i Atalantës ishte mundur. /Sport Ekspres/