Nedim Bajrami duket gati për sezonin e ri. Futbollisti shqiptar e nisi nga stoli takimin e sotëm miqësor mes Rangers dhe Club Brugge, e përfunduar në shifrat 2-2. Në minutën e 89 të takimit, Bajrami do të jepte asistin që solli golin e barazimit.
Por ky gol ishte totalisht për shkakun e vlerave të Bajramit që shfaqi një formë shumë të mirë fizike. Ai ka marrë zvarrë lojtarët që i kanë dalë përpara dhe më pas pasoi qetësisht te shoku i ekipit. /Sport Ekspres/