VIDEO/ Mihaj shkëlqen para grumbullimit me Kombëtaren, jep asist me thembër në Portugali

Enea Mihaj po gëzon një formë të mirë në prag të grumbullimit të ekipit tonë kombëtar. Mbrojtësi shqiptar është në gjendje të mirë fizike dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Vitorias. Mihaj ishte protagonist në këtë takim, duke dhënë asistin në golin e vetëm të shënuar nga Famaliçao.

Në minutën e 18, mbrojtësi kuqezi jep një asist me thembër në hyrje të zonës kundërshtare për shokun e tij të skuadrës. Sorriso kontrolloi mirë topin dhe më pas ndali atë në rrjetë. Megjithatë, goli nuk u përkthye në një rezultat pozitiv për Famaliçaon, teksa Vitoria fitoi me shifrat 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/