VIDEO/ Mirlind Daku e dërgon topin në trekëdësh, sulmuesi shqiptar shkund përsëri rrjetën në Rusi

Mirlind Daku është shndërruar në një makineri goli në këtë fillim të sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën në Rusi. Lojtari i Kombëtares kuqezi mori përsipër gjuajtjen e një penalltie të fituar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Daku goditi fort topin, duke e ndalur në trekëndëshin e portës kundërshtare. Një gjuajtje për notën 10, që ishte një mision thuajse i pamundur për gardianin e Dinamo Makashkalës. Ndeshja është ende duke u luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/