Mirlind Daku është ndezur para ndeshjes që do të kemi kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol, këtë herë në përballjen mes Rubin Kazan dhe Orenburg, e cila po vazhdon në shifrat 3-2.
Goli i dytë i takimit është shënuar nga ana e Dakut, në minutën e 7 të takimit, duke mos gabuar para portës kundërshtare. Ky ishte goli i 15 i shënuar nga Daku në kampionat, dy gola më pak sesa kryesuesi në listën e golashënuesve, Ugalde. /Sport Ekspres/