VIDEO/ Mitaj hyn nga stoli dhe lëviz si sulmues në zonë, jep asist spektakolar në fitoren e thellë të Lokomotivës së Moskës

Mario Mitaj ka treguar klasin e tij në përballjen kundër Akhmat Groznit. Lojtari shqiptar e ka nisur ndeshjen si zëvendësues, duke hyrë në fushën e lojës në pjesën e dytë. Sidoqoftë, 20-vjeçari ka ditur si t’i shfrytëzojë më së miri minutat që pati në dispozicion.

Mitaj rrëmbeu një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe pasi shmangu me sukses dy lojtarë të Akhmatit dha një asist për Batrakovin. Ky i fundit arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 91-të dhe të vuloste shifrat përfundimtare në 0-5. Një asist mjaft i bukur nga Mario Mitaj, që me lëvizjet e tij si sulmues në zonën kundërshtare tregoi se mund të jetë i rrezikshëm edhe në manovrën sulmuese të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/