Mançester Siti ka mposhtur sot me shifrat 3-1 Bërnlein. Goli i dytë i takimit ishte një meritë tërësisht e Kevin De Brujnit. Mesfushori belg shkoi të ekzekutonte një goditje dënimi në minutën e 22, ku me një pasim të vetëm tregoi mjeshtërinë e tij. Të gjithë prisnin krosimin në zonë, por De Brujni i kapi në befasi me pasimin e tij për Alvarezin.
Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, duke finalizuar me sukses një skemë të përsosur të Sitit. Pasi i dha meritat De Brujnit, Guardiola shkoi të përgëzonte njërin prej ndihmësve të tij, i cili me sa duket ka qenë ideatori i skemës që solli golin e dytë të “qytetarëve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???????? GOAL | Manchester City 2-0 Burnley | Julian Alvarez
WHAT AN ASSIST FROM KEVIN DE BRUYNE !!!!!!!!!pic.twitter.com/Im3Ff9pPOr
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 31, 2024