Beshiktashi ka zhvilluar sot miqësoren e 4-t në kampin stërvitor në Austri. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 1-2 nga skuadra sllovake, Petërzalka. Goli i vetëm për Beshiktashin u shënua nga Ernest Muçi.
Sulmuesi shqiptar e dëegoi topin në rrjetë në minutën e 54-t. Muçi “i vodhi” topin mbrojtësit kundërshtar nga pas shpine. I gjendur përballë portierit në zonë, nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin përtej vijës së bardhë të portës./Sport Ekspres/