Barcelona fitoi miqësoren e sotme kundër Seoul në shifrat 3-7. Një ndeshje që prodhoi shumë gola dhe spektakël, por njëkohësisht vëmendjen e këtij takimi e tërhoqi Lamine Yamal. Hansi Flick luajti me 11-shen më të mirë dhe Yamal realizoi dy gola në pjesën e parë.
Në golin e parë të shënuar prej tij, e gjithë arroganca e Yamal u shfaq në skenë. Spanjolli bërë gjestin e kurorës gjatë festimit, duke treguar se është ai mbreti. Në një ndeshje mqiësore kundër Seoul, një festim i tillë ishte për t’u evituar. Shumë tifozë shprehen se edhe nëse Yamal është lojtari më i mirë në botë aktualisht, është njëkohësisht edhe lojtari me sjellje më pa klas dhe me arrogancën më të madhe në futboll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/