VIDEO/ Muriqi bën “karate” në vend të futbollit, shkelmi në kokën e portierit të Barçës e nxjerr me karton të kuq

Ndeshja e parë e sezonit ka zgjatur vetëm 39 minuta për Vedat Muriqin. Sulmuesi shqiptar është larguar nga fusha përpara kohe, teksa është ndëshkuar me karton të kuq. Shkelmi i Muriqit në stilin e arteve marciale përfundoi në kokën e portierit të Barcelonës.

Një ndërhyrje e tillë, ndonëse në dyluftim për zotërimin e topit, nuk mund të tolerohej kurrsesi nga gjyqtari kryesor i takimit. Ky i fundit i tregoi “piratit” kartonin e kuq, i cili shkoi në dhomën e zhveshjes përpara kohe. Ndërkaq, Barcelona është duke fituar me shifrat 0-2 në transfertën kundër Majorkës./Sport Ekspres/