VIDEO/ Muriqi largohet me të kuq se i nxorri gishtin e mesit rivalit, por arbitri i jep goditje dënimi Majorkës

Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e sotme kundër Las Palmasit. Arbitri vendosi të shihte pamjet në VAR për një penallti të mundshme, por sheh imazhin e sulmuesit shqiptar duke i treguar gishtin e mesit kundërshtarit. Shkak për këtë veprim u bënë fyerjet verbale mes tij dhe Haime Matës.

Arbitri nuk e toleroi gjestin e Muriqit dhe e ndëshkoi me karton të kuq. Por çudia ndodhi më pas. Gjyqtari kryesor i takimit akordoi goditje të lirë për Majorkën, pasi sherrin mes Matës dhe Muriqit e nisi lojtari i Las Palmasit./Sport Ekspres/