VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra spanjolle ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Tenerifen. Një meritë të madhe në këtë fitore ka edhe Myrto Uzuni Sulmuesi shqiptar ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20, ndërsa 13 minuta më vonë ishte po ai që dyfishoi shifrat.

Ndërkohë, për të vulosur shifrat në 4-0 vendosi Boje. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të dhe në minutën e 96 shënoi golin që mbylli përfundimisht historinë e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/