Dinamo ka arritur të fitojë në shifrat 1-2 me përmbysje kundër Atletic Escaldes në transfertë. Ekipi nga Andorra i befasoi të gjithë duke mundur në dy ndeshjet Dudelange për të kaluar më tej. Ndërkohë Dinamo kaloi nga fati në turin e dytë, ndërsa magjia e Dinamos vazhdoi edhe këtë herë.
Megjithatë fati e braktisi Dinamon totalisht në pjesën e parë. Megjithëse nuk po e godisnin shumë portën kundërshtare, Dinamo e ktheu ndeshjen me një portë, duke kontrolluar gjithë lojën në portën e Escaldes dhe rivali nuk goditi asnjëherë në portën e Dinamos. Ndërkohë një gabim në minutën e 38 me një goditje këndi të dhuruar solli golin e vetëm për Escaldes.
Por Dinamo u përmirësua akoma më shumë në pjesën e dytë, këtë herë duke goditur portën kundërshtare dhe duke e kthyer në stërvitje. Zabërgja përfitoi nga një gabim i portierit duke barazuar rezultatin, ndërsa para tij ishte një traversë që i mohoi golin Dinamos dhe një tjetër top që shkoi ngjitur me shtyllën.
Dy raste të tjera të pastra u humbën nga Dinamo me Nanin dhe Dejvi Bregun, ndërsa në fund, ishte një skemë fantastike që solli golin e Qardakut. Një ndeshje që mbaron 1-2, por me rastet e krijuara, duhej të dilte të paktën në shifrat 1-5, Dinamo ka shkelur totalisht kundërshtarin. /Sport Ekspres/