Një diskutim i madh ka plasur në mbrëmjen e djeshme sa i përket kartonit të kuq të Araujos. Futbollisti i Barcelonës la ekipin me 10 lojtarë dhe që nga ai moment ndryshoi historia e takimit, me PSG që fitoi thellë ndaj katalanasve dhe kaloi më tej në fazën gjysmëfinale.
Xavi e quajti vendimin e arbitrit për kartonin e kuq një turp për futbollin. Por më shumë sesa interpretimi për vendimin e arbitrit, e njëjta situatë si e Araujos ndodhi edhe në ndeshjen tjetër, Dortmund-Atletico Madrid.
Teksa Morata po vraponte i vetëm drejt portierit dhe Sabitzer ishte pas tij, futbollisti i Dortmundit e lejoi sulmuesin kundërshtar që të godiste dhe nuk ndërhyri ndaj tij, duke shmangur kartonin e kuq dhe duke luajtur me fatin.
Si për çudi, Morata bëri më të vështirën në atë moment, duke nxjerrë topin jashtë. Më pas Sabitzer dha 2 asist dhe shënoi 1 gol, duke kualifikuar Dortmundin kundër Atletiko Madrid. Thuhet gjithmonë që një episod mund të ndryshoi fatin e takimit dhe nëse Sabitzer do të kishte ndërhyrë ndaj Moratës dhe do të linte Dortmundin me 10 lojtarë, me siguri që spanjollët do të kishin kaluar në gjysmëfinale. /Sport Ekpsres/
????? ????? ??????..
??? ??? ???? ???? ???????? ????? ??????? ?????? ????? ?????? ????
?? ????? ????? ??????? ?? ??????? ??? ??? ???? ?????? ????? ?????? ????? ?? ?????? ???????
— ?????? (@rayanalrefa3i) April 17, 2024