Marrëdhëniet e shqiptarëve dhe kroatëve janë shumë të mira në rang tifozerie. Kjo është treguar edhe në Hamburg para ndeshjes së sotme, teksa Shqipëria do të përballet kundër Kroacisë. Në një video të fundit, shihet një prej tifozëve të Kroacisë i cili puth flamurin shqiptar. Ndërkohë vetë tifozët shqiptarë nuk e kanë harruar Camerinë dhe në një banderolë të fundit të shpalosur shkruajnë: “Camëria është Shqipëri”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/