Nga stoli te Shqipëria, Ernest Muci është rikthyer si titullar te Beshiktashi. Futbollisti shqiptar ka luajtur nga minuta e parë në takimin kundër Konyaspor, i cili po vazhdon në shifrat 2-0 për Beshiktashin. Në minutën e 45 të takimit, Muçi do të shërbente Rafa Silvën, që realizoi bukur.
Muçi përfitoi nga një gabim i kundërshtarit, e mori topin dhe më pas gjeti saktësisht Rafa Silvën, që nuk mund të gabonte, por i dha pak më tepër spektakël realizimit të tij. Vlen të theksohet se këtë herë Muçi po përdoret në vend të Rashicës, në krahun e djathtë të sulmit dhe jo në të majtin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/