Nedim Bajrami është shfaqur në një formë mjaft të mirë mbrëmjen e sotme. Më në fund, futbollisti shqiptar ka marrë besimin e trajnerit për të nisur ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk ka zhgënjyer në fushën e lojës. Sasuolo është duke udhëhequr me shifrat 0-2 kundër Salernitanës, ku protagonist në të dy golat ka qenë pikërisht Nedim Bajrami.
Lojtari i Kombëtares shqiptare dha një asist të përsosur për Laurentin në minutën e 37 të takimit, duke e nxjerrë të vetëm përballë portierit. Lojtari i Sasuolos nuk gaboi përballë gardianit të Salernitanës, teksa e ndali topin në rrjetë. Ndërkohë 7 minuta më vonë ishte momenti i Bajramit për të shënuar. 25-vjeçari u gjend i vetëm në zonë në një pozicion ku e kishte portën në dispozicionin e tij për të shënuar. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë sërish protagonist edhe në pjesën e dytë të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/