Milani ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë janë ndalur në barazim 2-2 Salernitana e vendit të fundit. Ekipi i Piolit ka gjetur i pari rrugën e rrjetës në minutën e 17 me anë të Tomorit, por vetëm tre minuta përpara fundit të pjesës së parë Fazio barazoi sërish rezultatin. Në minutën e 63-të ishte Candreva ai që i dha epërsinë Salernitanës.
Këta të fundit e ruajtën avantazhin deri në minutën e 90, kur Luka Jovic-i e shpëtoi Milanin nga turpi i humbjes. Me këtë barazim “djalli” ka humbur rrugën drejt titullit, teksa tashmë është 8 pikë larg Interit, ndërsa zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Milani ka vënë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen në Champions, pasi 5 pikë e ndajnë nga vendi i 5-të në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Luka Jovic equalized the score in the 90th minute!
Salernitana 2-2 Milanpic.twitter.com/nVKjeXnHBU
— FootColic ?? (@FootColic) December 22, 2023