Pas 43 sekondave të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, një lëvizje e pazakontë taktike është vënë re menjëherë nga Ancelotti.
Goditja e topit të parë që rikthehet në lojë zakonisht merret nga portieri, në këtë rast Lunin, por në vend të kësaj goditja i është besuar Federico Valverde. Mesfushori i Realit praktikisht u fut në portë, duke lënë bosh pozicionin e tij. Në fillim u mendua se Lunin kishte një problem dëmtimi, por ishte një “hile taktike”.
25-vjeçari uruguaian ka marrë për detyrë që çdo herë të kryejë goditjen. Ajo që Ancelotti bëri me Valverden nuk është gjë tjetër veçse mënyra më e thjeshtë për të ndaluar presionin e lartë të Cityt. Sa herë që Valverde shkonte të gjuante topin, detyronte kundërshtarët të ulnin presionin me 30 metra, gjë që ishte padyshim një rrethanë lehtësuese për mbrojtjen e Realit. /Sport Ekspres/