VIDEO/ Një nga më të bukurit e Europianit, Xherdan Shaqiri shënon gol spektakolar kundër Skocisë

Zvicra është duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Skocisë. Xherdan Shaqiri riktheu sërish baraspeshën në minutën e 26 të takimit. Skocezët gabuan në një pasim në mbrojtje, çka u shfrytëzua në maksimum nga Shaqiri.

Sulmuesi shqiptar goditi menjëherë me të majtën e tij, megjithëse topi ishte në lëvizje. Sfera përfundoi në trekëndësh, duke shënuar një gol spektakolar. Padyshim një nga golat më të bukur të këtij Europiani deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/