Dinamo ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Laçit. Ekipi i Ilir Dajës ka arritur të grumbullojë tre pikë në një ndeshje që është zgjidhur shumë herët. Në minutën e 2 të ndeshjes, Dejvi Bregu realizoi një perlë nga distanca duke tundur rrjetën.
Ndërkohë në pjesën e dytë, ishte i njëjti autor që vulosi ndeshjen dhe fitoren. Këtë herë nga penalltia, Bregu nuk i la shans portierit dhe mbylli takimin. Laçi provoi me të gjitha mënyra për të rihapur llogarinë e ndeshjes, por pa ia dalë me sukses. Me këtë fitore, Dinamo i afrohet më shumë kreut, teksa e ndajnë 4 pikë nga Egnatia. /Sport Ekspres/