Armend Muslika ka dhuruar sërish spektakël! E kemi pagëzuar si njeriu që të jep viben e dikurshëm te Armando Brojës dhe jo më kot sepse kanë të dy të njëjtën cilësi, për të vendosur ndeshjen të vetëm.
Flasim për kohën e artë të Brojës te moshat e Chelsea, ndërsa edhe Muslika, po si Armando, po del nga shkolla angleze e futbollit. Në ditën e sotme, djaloshi shqiptar ka shënuar në ndeshjen mes Totenhem U-18 dhe Southampton U-18, e mbyllur në shifrat 4-1. Në minutën e 29 të takimit, Muslika tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/