VIDEO/ Nuk është ndeshje bamirësie! Luis Suarez paguhet për të dhënë skena të tilla qesharake në MLS, pasimi ishte i Lionel Messi-t

Lionel Messi dhe Luis Suarez vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në MLS, pavarësisht se janë shumë larg kohës së artë. Messi vazhdon të mbajë një nivel më të lartë dhe të tregojë shpeshherë klasin e tij në MLS.

Ndërkohë Luis Suarez, është tmerrësisht larg formës së dikurshme, pavarësisht se shifrat në MLS nuk janë edhe aq keq për të. Në mbrëmjen e djeshme, Inter Miami fitoi në shifrat 2-1 ndaj Philadelphias, teksa goli i dytë te Inter Miami u shënua nga Messi. Mjafton të shihni një asist që vjen nga Messi për te Luis Suarez që të mbyll ndeshjen dhe mënyrën sesi e shpërdoron sulmuesi rastin e pastër, për të kuptuar nivelin e tij të tanishëm. Duket si një ndeshje bamirësie, por në fakt nuk është, Suarez paguhet ende për të shënuar gola. /Sport Ekspres/